VLORE – Një 53-vjeçar nga Vlora i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës rreth orës 17:10 në lagjen “Lirimi” të qytetit.

Policia thotë se “viktima është shtetasi me inicilae N.H. Në momentin e kryerjes së aktit, personi ka qenë i vetëm në banesë dhe është konstatuar i pajetë nga fqinjët.”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb