VLORË– Një 26-vjeçar ka rënë në pranga, pasi kishte mbjell një parcelë me kanabis. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se bëhet fjalë për Fatjon Isufin, 26 vjeç, banues në fshatin Mërtiraj.

Mësohet se në vendin e quajtur “Përroi i Kaminave” në fshatin Mërtiraj të Bashkisë Selenicë, në afërsi të dy parcelave ku ishin kultivuar 60 bimë narkotike, me gjatë 20 cm deri ne 40 cm, të cilat u asgjësuan me shkulje dhe djegie.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: