VLORË- Policia e Vlorës ka sekuestruar një tjetër sasi kanabisi gjatë kontrollit që vijon prej ditësh intensivisht në të gjithë qarkun.

Bëhet fjalë për 9 kg e 120 gram kanabis sativa. Rreth 4 kg e 720 gram janë sekuestruar në fshatin Drithas, ku një grua me inicialet P.M., 52 vjeçe ka nisur të djegë hashashin sapo ka marrë vesh për policinë.

kanabis (1)

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Drithas, kryesisht në lagjen “Mëhallë”, shërbimet e Seksionit të Policisë për Hetimin e Narkotikëve kanë konstatuar në oborrin e shtëpisë së 52-vjeçares, një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva duke u djegur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj i janë gjendur edhe dy thasë plastik të mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sattiva në gjendje të tharë, me peshë totale 4 kg e 720 gram.

kanabis (2)

Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj saj për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. U mor kjo masë ndaj shtetases P.M., pasi me gjendje shëndetësore rezulton e sëmurë me probleme mendore.

droga Vlore (1)

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara edhe në fshatin Velçë, Vlorë, në vendin e quajtur “Presaran”, në një distancë 70 m nga banesa e një të moshuari është gjendur dhe sekuestruar një thes i mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 4 kg e 400 gram. Polica po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorit, posedues të lëndës narkotike.

droga Vlore (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: