VLORE-Qarku i Vlorës, i cili prodhon 12 mandate deputetesh mbyll procesin e numërimit të votave pas qarkut të Dibrës dhe Korçës.

Nga numërimi i 447 kutive, ky qark ka prodhuar 8 deputetë për PS, 3 për PD, 1 LSI. Duhet përmendur fakti se nga kjo garë ngel jashtë listës së fituesve kandidati i PD-së Arben Ristani, i cili nuk ka mundur të mbledh aq vota sa të sigurojë mandatin e tij.

Në bazë të rezultatit që prodhojnë kutitë e numëruara, Partia Socialiste merr 65036 vota ose 8 mandate, PD merr 22503 vota ose 3 mandate, LSI ka 12373 vota ose 1 mandate, PDIU 3598, asnjë mandat.

Për të ndjekur rezultatin final klikoni në linkun më poshtë:  http://zgjedhje.balkanweb.com/paraprake/new/production/grafika.php

QARKU VLORË (12 MANDATE)
Lëvizja Socialiste për Integrim (1 mandat)
1.Shezai Rrokaj

Partia Socialiste (8 mandate)
1.Damian Gjiknuri
2.Vilma Bello
3.Alket Hyseni
4.Vullnet Sinaj
5.Andrea Marto
6.Edi Rama
7.Edmond Leka
8.Fatmir Velaj

Partia Demokratike (3 mandate)
1.Agron Shehaj
2.Nadire Mecorapaj
3.Vangjel Dule
(ed.me/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: