SHKUP-Partia e ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski ka thënë se qytetarët e Maqedonisë votuan për VMRO-DPMNE dhe jo për platformën shqiptare të hartuar nga Tirana. Përmes një deklarate kjo forcë politike thuhet se është e palejueshme që platforma e Tiranës të bëhet kusht për formimin e qeverisë në Republikën e Maqedonisë.

“Në zgjedhjet të cilat kaluan, qytetarët votuan për VMRO-DPMNE-në, e jo për Platformën e Tiranës. Është e palejueshme që platforma e Tiranës të bëhet kusht për formimin e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë. Ajo Qeveri do të ishte Qeveri e Tiranës. Zoran Zaev dhe LSDM nuk e kanë problem ta shtrembërojnë kurrizin, ta shpallin gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj gjuhë zyrtare shtetërore, së bashku me gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik. Zoran Zaev dhe LSDM nuk e kanë problem t’i ndryshojnë emrin e shtetit, himnin, flamurin, bankënotat, uniformat, shkrimet”- thuhet në dekoratën e VMRO-DPMNE-së.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb