FIER- Policia e Fierit ka ndaluar një 22-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 20 maj në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku në banesën e shtetasit me iniciale D.L., 48 vjeç janë vjedhur 4 milionë lekë të reja.

Policia ka arrestuar dje një 15-vjeçar me iniciale S.K. për këtë ngjarje, ndërsa sot ka vënë në pranga edhe autorin tjetër, 22-vjeçarin Aris Zhavari, banues në lagjen “15 Tetori” Fier. Por, ndërkaq mbetet ende në kërkim edhe një tjetër bashkëpunëtor i tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: