LUSHNJE– Një 24-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për vjedhjen e një banese. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Fiershegan të Lushnjës.

Burime zyrtare bënë me dije se Sokol Krasniqi, banues në fshatin Çukas i Ri, akuzohet se në datën 9 shkurt ka vjedhur banesën e shtetasit B.D, 55 vjeç, duke marrë bizhuteri floriri dhe shumën prej 200 mijë lekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhja”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: