ITALI- Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane, teksa u kap në tentativë për t’u arratisur pasi kishte vjedhur një banesë. Ngjarja në fjalë ndodhi dje në Prato.

‘Ansa’ shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin përfituar nga fakti se në banesën ‘objektiv’ nuk ndodhej njeri, ndërsa kishin marrë prej aty një kuti me bizhuteri.

Kishin qenë pikërisht fqinjët ata që kishin dëgjuar zhurmë të çuditshme në banesën ngjitur, e më pas kishin sinjalizuar policinë. Kjo e fundit kishte mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa shqiptari për t’i shpëtuar prangave tentoi të ikte nga çatia, por e gjithë përpjekja e tij rezultoi pa sukses. Në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, karabinierët bënë të mundur zbritjen e 42-vjeçarit nga çatia e më pas arrestimin e tij. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët, të cilët u arratisën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: