TIRANË- Vogëlushja 2-vjeçare Altea Jubi, e cila prej disa ditësh po lufton me jetën, pasi është djegur në 70% të trupit, niset për trajtim të specializuar në Turqi.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kryeministri Rama pak minuta më parë nëpërmjet një statusi në Facebook.

“Vogëlushja në rrezik për jetën nga një djegie e rëndë u nis me avion-ambulancë drejt një klinike të njohur në Stamboll ?Lutemi që të kthehet shëndoshë e mirë ?”,- shkruan ai në Facebook.

Kujtojmë se vogëlushja nga Peqini, u dogj në pjesën më të madhe të trupit pasi ra në një tenxhere me qumësht të valuar.

Pasi u njoh me rastin e vogëlushes që ka prekur opinionin publik, kryeministri i vendit Edi Rama kërkoi informacion të plotë për gjendjen shëndetësore të saj dhe me sa duket ia ka arritur të sigurojë një kurim më të specializuar për të.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: