TIRANE- Një vonesë prej më shumë se 1 orë ka pasur dje takimi I kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike Eduard Selami në njësinë 5 të drejtuar nga Ndiçim Babasi. Ky i fundit theksoi se i duhet të përcillte kandidatin Lulzim Basha, i cili kishte qenë në kë të njësi, ndërsa nuk nguroi ta quante edhe kryetar. “Vonesa ime lidhet me faktin që përcolla kryetarin”, tha Babasi.

Filmimet e realizuara nga selia e PD nuk mundësojnë pamjet e plota të debatit, dhe kandidati për kreun e PD Eduard Selami mbetet i bindur në vullnetin e tij për forcimin e partisë siç dhe paralajmëron se Basha kërkon vetëm të mbajë karrigen e Kryetarit pas humbjeve dërrmuese.

“Kjo garë është e pa barabartë dhe s’mund të prodhojë një rezultat të drejtë”, tha Selami. Pavarësisht vështirësive, u shpreh Selami procesin e kanë në dorë demokratët që në 22 Korrik do të votojnë dhe garantojnë votën e tyre, në emër të demokratizimit të PD dhe ringritjes së saj. Së bashku do të jemi një parti e madhe shprese, pohoi Selami që këmbëngul në bërjen e një analize të thellë.

thumbnail_Sequence 02.Still003

“Hajde të bëjmë një analizë serioze. Ca i trembesh?! Më dil këtu përball, leri kamerat, ku i ke kamerat pse ke frikë?! Hajde të diskutojmë, unë mbaj përgjegjësi për gjërat e mia, ti për të tuat. Ca është kjo, me pritat e kohës së vjetër”, tha Selami, ndërsa shtoi se “PD me mua Kryetar, nuk do të jetë më pronë private pa konkurrencë vlerash, dhe me konkurrencë servilizmi”.

thumbnail_Sequence 02.Still002

Më tej ai shtoi se: “Edhe këta fanatikët e statutit që shikoni tani, asnjë nuk hodhi firmën. U larguan sikur të kishte murtajë. Anëtari i Këshillit Kombëtarë që nuk hedh firmën, kur shkelet statuti dhe ka frikë. E kuptoni ku jemi katandisur? Këto janë fakte dhe realitet”. Selami përsëriti optimizmin për rikthimin e PD në pushtet me fitoren e tij si Kryetar. “Bashkë vijmë në pushtet, bashkë fitojmë shumë shpejt, duke ngritur problemet duke qëndruar pranë qytetarëve. Kjo është formula! Ditët më të mira tonat i kemi përpara. Së bashku do të bëjmë jo vetëm që PD të vijë në pushtet, me vlerat tona, me kartën morale, me mbështetjen mbarë popullore por edhe Shqipërinë do ta kthejmë në histori suksesi”, mbylli fjalën e tij Selami.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: