Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Votoni për Tom Doshin”, shpallet në kërkim shkodrani që premtonte 10 mijë lekë (Emri)

tom-doshi1

TIRANE- Policia e Shkodrës procedon penalisht dhe shpall në kërkim një shtetas që premtonte para në këmbim të votës.

Ai është 42 vjeçari nga Shkodra, Pjetër Prendi dhe mësohet se premtonte para këmbim të votës për kandidatin e PSD-së, Tom Doshi. Mësohet se ky person i bënte këto premtime pa dijeninë e deputetit Tom Doshi dhe se ishte ky i fundit që e ka denoncuar.

Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiarë në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u referuan materialet proçeduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Pjetër Prendi, 42 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se u ka premtuar me iniciativën e tij disa shtetasve nga 10.000 lekë për çdo votë që do jepej për një kandidat për deputet në Qarkun Shkodër. Ai vepronte kryesisht në lagjen “Mark Lula”.

Vepra penale në ngarkim të shtetasit P.P. është “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”.
(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 5 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.