SHKODËR – Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Shkodrës dje ka nisur procesi gjyqësor ndaj shtetasit Erando Qatipi dhe Xhoana Hilës, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në shkurt të vitit që shkoi kanë vrarë 82-vjecaren Anxhe Hila (gjyshja e Xhoanës).

Në sallën e gjyqit ishte vendosur kordon policësh për të shmangur çdo incident mes familjarëve të dy të rinjve. Megjithatë, seancë zgjati vetëm 15 minuta dhe u shty më 20 prill për shkak të mungesës së avokatëve të të pandehurve.

Pas seancës, Andrea Hila, xhaxhai i të akuzuarës, e quajti një taktitë mes avokatësh të cilët kanë vepruar jo pa qëllim për shtyrjen e seancës. “Seanca është shtyrë jo pa qëllim. Unë kërkoj drejtësi dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar. Ky është një krim makabër dhe mbesa ime ka gisht në këtë ngjarje së bashku me Erandon”, tha Andrea.

Ngjarja për të cilën akuzohen dy të pandehurit u bë publike nga policia e Shkodrës në maj të vitit që shkoi. Në atë kohë, 33-vjeçarja Xhoana Hila u shpreh se nuk kishte marrë pjesë në krim dhe se nuk kishte qenë në dhomë kur ka vdekur gjyshja.

“Erando e ka mbytur me jastëk gjyshen time. Atë natë, unë dhe i dashuri im, me të cilin bashkëjetoja ishim tek shtëpia e gjyshes. Ai u grind me gjyshen, pasi ajo e akuzoi se i kishte vjedhur ca lekë. Ai debatoi ashpër, ndërsa unë u largova në dhomën tjetër”, deklaroi mbesa e viktimës.

Ndërsa 27-vjecari i ka mohuar akuzat e së dashurës së tij, duke thënë se krimin e kishte kryer Xhoana dhe jo ai. Vdekja e të moshuarës fillimisht u deklarua si natyrale, por kanë qenë djemtë e saj që kanë konstatuar shenja dhune dhe sendet e vjedhura në banesë. Pas krimit, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj dy të rinjve për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen”.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: