Emisioni i sotëm “Me zemër të hapur” në News24, denoncoi rastin e një 24-vjeçari të dhunuar në mënyrë brutale nga policia e Shkodrës në vitin 2015, pasi e dyshuan si vrasësin e çiftit të turistëve çekë, që në të vërtetë u provua të ishte Sokol Mjacaj.

Ngjarja

Mariglen Gjuraj u dhunua në mënyrë barbare nga policia, më 5 korrik 2015, kur u vranë turistët çekë, dhe ai u dyshua si vrasësi i mundshëm. Në atë kohë ai ishte student dhe ndodhej në shtëpi me të vëllain. Ai hapi derën pa e ditur kush ishte, dhe pas disa pyetjesh e dhunuan para vëllait të vogël. Policia për të mbrojtur uniformën plotësoi akuza të tjera, sikur të riut i ishte gjetur armë. Gjovalin Gjura, babai rrëfen këtë ngjarje, dhe është gati të nisë betejën me policinë e Shkodrës për atë që i bënë. Marigleni kreu dënimin me 1 vit e 6 muaj heqje lirie, për një armë që s’e kishte kurrë, shkruan BalkanWeb.

Image result for cifti cek
Çifti çek që u vra nga Mjacaj në Dukagjin

Dëshmitë e Mariglenit dhe të atit

24-vjeçari Mariglen Gjura ka treguar me fjalët e tij se ajo që i bëri policia ka qenë shkatërrim total për të, si fizikisht e moralisht. Ai thotë se nuk po mundet të përshtatet me shoqërinë jashtë edhe pse kanë kaluar 4 muaj pas daljes nga qelia. Marigleni tregon të gjithë dinamikën e ngjarjes se si policia e rrihte pa e lënë të flasë fare.

“Ka qenë shkatërrim total për mua, fizikisht e moralisht. Më ka kthyer shumë mbrapa. Në fillim mendova se më ngatërruan, dhe do më lironin, por ata vazhduan, më çuan në Lezhë me seancat gjyqësore. Në këto 4 muaj liri, nuk e kam marrë veten tamam, s’po ambientohem dot me shoqërinë, plus që kam shkuar dhe në spital prej pasojave. Babai ishte i pari që më priti. Unë dua që e drejta ime të dalë në dritë. Mos të ngelem i baltosur për diçka që s’e kam bërë. Unë kërkoj akoma pafajësinë, unë dhunohem, ata që më dhunuan nuk shkojnë para drejtësisë. Bëra 1 vit e gjysëm burg kot. Unë isha me vëllain në shtëpi, unë nuk e kisha dëgjuar ngjarjen, se ishte larg shtëpisë time. Nuk më interesonte ajo ngjarja. Policët kapërcyen murin, hynë vetë, erdhën me automatik drejt meje. Më thanë shtriu ose të vramë. Më rrahën. Vetëm më rrihnin e shanin,” rrëfehet Marigleni.

policia-dhunon-te-riun
Marigleni i rrahur nga policia

Po ashtu i ati i Mariglenit, Gjiovalin Gjura nën lot thotë se policia ndërroi akuzën ndaj të birit kur mësuan që nuk ishte vrasësi i çiftit të turistëve çekë. Gjiovalini thotë se policia e akuzoi djalin më pas për armëmbajtje pa leje si dhe sikur i kishin gjetur hashash në shtëpishkruan BalkanWeb

“Policia shkoi në banesë, gjeti djalin tim, e dhunuan në mënyrë çnjerëzore. Sokoli po fliste me vëllain në Bruksel. Kur hapi portën, policia e shtriu në tokë, dhe e rrahën. Djali im s’ishte aspak i përfshirë. Policia tha i kanë gjetur djalit hashash në shtëpi. Po nuk bëhej fjalë. Asnjë drejtor policie nuk më priti. Ma rrahën djalin keq, ka qenë në gjendje kome. Mjeku i komisariatit e ka mjekuar, dhe dhuna është e dokumentuar, se ndryshe djali do kishte mbaruar fare,” thotë Gjiovalini.

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb