Gazetari Artan Hoxha në një lidhje telefonike me News24, ka dhënë disa sqarime në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit, ku mes tyre ish-Shefi i Krimeve në Tiranë, Ervin Dalipaj.

Hoxha tha se autorët kanë qenë të përpiktë dhe se kanë zbuluar lëvizjet e viktimave.

“Autorët kanë qenë të përpiktë, kanë zbuluar lëvizjet e tyre që kanë qenë në kërkim. Që nga 2016 pas vrasjes së Gazmend Çollakut, ka qenë në kërkim nga policia. Dalipaj është akuzuar si bashkëpunëtor por gjithnjë ka thënë në media se nuk ka lidhje me ngjarjen. Vrasja ka ndodhur në korsinë nga Tirana në Durrës, e kanë goditur kur nuk e prinsin. Policia duhet të bllokojë të gjitha rrugët që lidhin dy qytetet, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Mos zbardhja e çështjes së vitit të 2016, solli këtë ngjarje ditën e sotme. Policia ka bllokuar edhe rrugët dytësore,” tha Hoxha.

Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti u qëlluan për vdekje teksa ecnin me makinë në autostradë nga një tjetër makinë në ecje.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb