TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Borsh, ku një i ri mbeti i vrarë, duke e cilësuar një krim të shëmtuar.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha akuzoi Policinë e Shtetit për vonesën e saj në vendin e ngjarjes ku ndodhi sherri me thika mes disa personave. Në mesazhin e qytetarit dixhital, thuhet se Enea Myftaraj kishte kërkuar ndihmë tek policia, ndërsa efektivi i kishte thënë se do të merreshin ditën e nesërme me këtë çështje, pasi ishte shumë vonë.


MESAZHI I BERISHËS
I riu Enea Myftaraj, qe u masakrua me thika ne Borsh, 30 minuta para vrasjes kerkoi ndihmen e policise.
Çunat e krimit i thane “le te te vrasin ty sot se neser do merremi me ta?!?!” Krim i shemtuar!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshendetje dr Berisha te uroj shendet
Po te informoj për ngjarjen tragjike ne fshatin Borsh
Djali qe ka qen i kercenuar nga dora gjakatre Ena Myftaraj esht kercenuar me jet 30 min para ngjarjes . Enea ka shkur ne posten e poicis kanabiste Borsh dhe ka njoftuar pseudo policin Shefqet Toçi me rrezikohet jeta nga disa persona . Përgjigjja e policit ka qe e prer NESER e zgjidhim se esht von . Enas sipas informaconeve i kan dal prap banda para . Duke par situaten ka thirr shoket ne mbrojtje . Se policia po flinte . Kjo papergjegjshmeri e policis çoi ne konflikt me mjete te mpreta . Vdekjen e nje djali te ndershem dhe puntor dhe plagosjen e 3 te tjerve dhe keta te pa fajshem. Te lutem anonim se çnuk pret nga kanabistet”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: