Ndërsa Gjykata e Apelit në Korçë dha masën arrest në burg ndaj 25-vjeçarit David Myrte i akuzuar për vrasje prindërit e tij pretendojnë të kundërtën. Ata cilësojnë se djali i tyre po mbahet padrejtësisht në burg madje hedhin akuza edhe ndaj policisë.

Familjaret kërkojnë te hidhet drite mbi këtë ngjarje dhe te arrestohen autoret e vërtetë te krimit.
David Myrte akuzohet për vrasjen e Zarif Alliut dhe plagosjen e Mendar Burnazit, ngjarje e ndodhur ne fshatin Braçanj si pasojë e prishjes se pazareve të drogës.

25-vjeçari refuzoi të kishte lidhje me këtë ngjarje ndërsa hetimi ndaj tij vazhdon. Prova me të cilën 25-vjeçari po mbahet në burg është dëshmia e dhënë nga njëri prej personave të përfshirë në sherr, i cili e identifikoi atë si autor te krimit.
(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb