Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i famshëm për fushatën e tij të egër kundër përdoruesve të drogës në vend, tha se ai mund të jetë 50 herë më shumë brutal se militantët e ISIS.

Duterte në mënyrë të vazhdueshme ka kërcënuar përdoruesit e drogës me vdekje, por tashmë retorikën e tij shokuese e ka ngritur në një nivel tjetër duke paralajmëruar se çfarë mund t’u bëjë terroristëve që kanë vrarë njerëz të pafajshëm.

Duterte urdhëroi trupat e tij ushtarake të vrasin militantët mylsimanë, që fshihen pas një sulmi në provincën Bohol duke i quajtur “kafshë”.

“Nëse doni që unë të kthehem në kafshë, jam i mësuar me këtë. Mund të bëhem 50 herë më i keq se ju,” tha Duterte, shkruan agjencia amerikane e lajmeve ABC News.

Presidenti i Filipineve tha nëse ja sjellin një terrorist të gjallë, “më sillni kripë dhe piper se do t’i ha mëlçinë. Është e vërtetë që e bëj nëse me nevrikosin,” tha Duterte ndërkohë që turma e njerëzve qeshnin.

Duterte gjatë fushatës së tij kundër përdoruesve dhe trafikantëve të drogës, ka vrarë 3000 persona. Të njëjtin aksion ka përdorur edhe me policët e korruptuar.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb