DURRES- I riu që tronditi sot Durrësin, pasi vrau me automatik gjyshen e tij të moshuar dhe më pas veten, nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë. ‘BalkanWeb’ ka arritur të sigurojë detaje nga precedentët penale të Ersid Currit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se kur ishte në një moshë fare të vogël, vetëm 14 vjeç, Ersidi vrau me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij teksa ishin në një diskotekë. Gjithçka ndodhi pas një sherri për motive banale.

Për këtë krim ai u dënua me 10 vite burg, ndonëse në moshë të mitur. Ersidi kishte përfunduar dënimin e tij vetëm një vit më parë. Teksa i rikthej jetës normale, duke u marrë me sport, i riu përfshihet në një tjetër krim të dyfishtë, vret gjyshen, Hyrme Curri, e më pas veten.

Ersid Curri, i riu që vrau gjyshen dhe veten
Ersid Curri, i riu që vrau gjyshen dhe veten

DRAMA E FAMILJES CURRI
Nga hetimet e deritanishme të policisë por dhe prokurorisë, dyshohet se shkak i krimit të dyfishtë ka qenë si pasojë të një gjendje depresive të të riut. Duke marrë në shqyrtim dhe dosjen penale të 25-vjeçarit, ai përveç vrasjes së bashkëmoshtarit të tij kur ishte 14 vjeç, një tjetra drama lidhen me familjen e tij, siç ishte vrasja e vëllait të tij para 7 vitesh me plumb në kokë tek sheshi ‘Pranvera’. Por nuk mbaron me kaq, pasi 6 muaj pas vrasjes së vëllait, në 27 janar të vitit 2010, mbetën të vrarë tre persona në një lokal në vendin e njohur si Lagjja e Re në Durrës. Në këtë vrasje të trefishtë ngelën të vrarë babai i Ersidit, Luan Curri, kushëriri i tij, Ani Curri dhe Edmond Shemsi, biznesmen. Ndonëse si fillim policia mendoi se krimi i dyfishtë mund të kishte pas ndonjë motiv hakmarrje, pas këqyrjes së provave materiale rezultoi se bëhej fjalë për një vrasje dhe vetëvrasje të pastër. Thuhet se i riu kishte qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të gjyshes, më të cilën jetonte prej një viti pasi kishte dalë nga burgu. Kjo pasi pas vdekjes së babait dhe faktit që ai ishte në burg, nëna bashkë me dy vëllezërit ishin larguar drejt Italisë.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik dhe jo vetëm Durrësin ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen nr.10. Të dy, gjyshe dhe nip u gjetën të mbuluar në gjak në banesën e të moshuarës. E gjithë skena horror është parë nga një i afërm i viktimave, i cili pasi ishte sinjalizuar nga familjarët e tyre, kishte thyer xhamat dhe derën, pasi ishin mbyllur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: