TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vite burg 73-vjecarin Veli Dervishi, i cili u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij në gusht të vitit 2016 në Golem. Më herët i moshuari ka pretenduar para togave të zeza se e qëlloi ish – gruan e tij tre herë më sopatë për t’u vetëmbrojtur.

NGJARJA:
Vrasja ndodhi në vitin 2016 në Golem, kur 73-vjeçari pretendoi se ish-bashkëshortja Shazivare Dervishi, 68 vjeçe e kishte goditur me një shufër hekuri. “E vrava për vetëmbrojtje”, shtoi ai, version që kundërshtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila thotë se vrasësi e ka goditur me sëpatë disa herë nënën e 3 fëmijëve.

Konflikti për Dervishin ditën e vrasjes filloi për shkak të apartamentit të cilin ata e kishin lëshuar me qera për pushuesit në Golem. Viktima nuk i kishte marrë paratë një kosovari i cili kishte qëndruar disa ditë aty. Ai i kishte kërkuar llogari për këtë fakt. Por ajo e kishte ofenduar dhe konflikti më pas coi në vrasjen e gruas.

Madje, për shkak të zhurmave, komshinjtë kanë njoftuar policinë që pasi mbërriti në vendngjarje, e ka pyetur Veli Dervishin a kishte ndonjë problem. Autori është përgjigjur që gjithçka është në rregull edhe pse ndërkohë kishte vrarë të shoqen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb