ELBASAN- Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me forcat speciale Renea, pasi akuzohet për një vrasje në Itali. Astrit Sufali, i cili rezulton të ketë edhe 3 emra të tjerë është arrstuar pas një hetimi intensiv njëmujor.

44-vjeçari Sufali është dënuar me 19 vjet e 7 muaj burgim nga Gjykata e Brescias për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, dhe ndalimi i tij u bë më qëllim ekstradimi në shtetin italian.

“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë një pune intensive 1 mujore dhe të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

Ø Astrit Sufali alias Adriano Sufali alias, Arben Zaim alias, Josko Rançiç, 44 vjeç, banues në Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal dhënë më datë 01.04.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” me qëllim ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit të lartpërmendur.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane të drejtësisë, mbi bazën e Urdhër Arrestit Evropian lëshuar më datë 14.02.2012 nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Brescia – Itali, e cila ka caktuar dënimin me 19 vjet e 7 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” të parashikuar nga nenet 575, 582, 583 dhe 585 të Kodit Penal Italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: