ITALI- Gjykata e Perugias në Itali ka dënuar me 30 vite burgim 55-vjeçaren shqiptare Renata Keta, për vrasjen e të moshuarës Danielle Chatelain. Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të 2016, në banesën e Chatelain, në rrugën “Oberdan”.

auto_foto_1_2-2-31499453125
‘Ansa’ shkruan se procesi gjyqësor ndaj Ketës është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, ndërsa ngjarja ndodhi për motive të dobëta. Shqiptarja jetonte bashkë me gruan zvicerane, për të cilën e bija e kishte punësuar që të kujdesej.

Danielle Chatelain, viktima
Danielle Chatelain, viktima

KRIMI MAKABËR
Ngjarja e rëndë që tronditi Italinë ndodhi pas një sherri mes Ketës dhe të moshuarës. Në atë kohë mediat italiane raportuan se shqiptarja rrahu për vdekje 70-vjeçaren, pasi e moshuara do ndërronte banesë dhe me shumë gjasa ajo nuk do jetonte më me të.

Danielle Claudine Chatelain u gjet e pajetë rreth orës 8:00, në korridorin e banesës së saj në rrugën “Oberdan 50”, më 27 Maj 2016. Sakaq, nga hetimet e policisë, u arrit në përfundim se e moshuara u dhunua nga Keta dhe më pas u rrëzua nga shkallët, dëmtime që i morën jetën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb