TIRANE- Një shqiptar i Maqedonisë, pronar i një restoranti në Strugë është ekzekutuar me armë zjarri brenda ambienteve të restorantit të tij. Dëshmitarë të ngjarjes kanë qënë edhe disa shqiptarë të tjerë, që raportojnë lajmin për BalkanWeb.

Të ndodhur rastësisht në lokal, ata janë bërë dëshmitarë të vrasjes së bujshme të Dilaver Bojku (Leku) i ndodhur rreth orës 16:45 në plazhin “Akva Blu”.

Ata thonë se kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri dhe kanë mësuar se kishin vrarë pronarin.

Lajmi është raportuar edhe nga mediat vendase, të cilat thonë se ndonëse është transportuar në
Qendrën Spitalore të Strugës, Dilaver Bojku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Bojku nuk ishte një figurë e panjihur për autoritetet maqedonase. Në vitin 2003 ai ështqë arrestuar për biznese të dyshimta, në radhë të parë për organizim të prostitucioni.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: