IRAK- Kishte kërcënuar me heqje koke Pal Lekajn, derisa vrau veten dy ditë më parë në Irak duke vrarë 36 kurdë në një sulm vetëvrasës.

Është ky Bujar Avdija, shqiptari nga Kosova që ka vdekur në Irak. Dy ditë më parë ai realizoi një sulm vetëvrasës në vilajetin e Salahudinit në veri të Irakut duke lënë të vrarë 36 ushtarë kurdë.

Në korrikun e vitit të kaluar, Avdija kishte kërcënuar Lekajn me heqje koke pasi ky i fundit kishte uruar festën e Fitër Bajramit në Facebook, raporton Express.

Avdija ishte pjesë e ISIS-it. Në një nga fotografitë e realizuara në ‘hapësirat e luftës’, në shoqërinë e tij shihet edhe Fitim Lladrovci, i cili është në burg në Kosovë.

Ndërkohë, i shpejtë ka qenë reagimi i ushtrisë irakiane, pasi 24 orë më parë pas një sulmi ajror raportohet të jenë vrarë të paktën 45 militantë të ISIS-it.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb