Ndonëse ka disa qasje të ndryshme për trajtimin e ankthit, siç janë këshillimi, terapia relaksuese dhe ndryshimet në dietën dhe mënyrën e jetesës, shumë prej njerezve që vuajnë nga çrregullimet mendore te formave te lehta përdorin medikamente.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se një vitaminë e vetme mund të bëjë mrekulli për këta njerëz. Niacin, ose Vitamina B3 është një nga vitaminat e kompleksit të tretshëm në ujë. Është thelbësore për riparimin e ADN-së, sintezën e hormoneve steroidale dhe metabolizmin e energjisë.

Niacina ka aftësinë për të relaksuar arteriet duke rritur diametrin e tyre e në këtë mënyrë duke përmirësuar qarkullimin e gjakut. Kjo vitaminë gjithashtu rrit nivelin e HDL *kolesteroli i mirë, duke reduktuar nivelet e LDL për të përmirësuar më tej shëndetin kardiovaskular.

Niacina eliminon adrenalinën e tepërt nga organizmin dhe rregullon hormonet.
Marrja e përditshme e rekomanduar e niacinës ndryshon sipas moshës dhe gjinisë, prandaj konsultohuni me një mjek profesionist para se të merrni ndonjë shtojcë te tillë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: