Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç emëroi sot Ana Brnabiç, një femër që shprehet hapur si homoseksuale, në postin e kryeministres, një vendim historik në këtë vend shumë konservator.

“Kam vendosur t’i propozoj parlamentit Ana Brnabiçin në postin e kryeministres”, thotë Vuçiç.

“Ajo ka aftësitë personale dhe profesionale për të ushtruar këtë funksion”, deklaroi Presidenti serb për median.

Ana Brnabiç, aktualisht është ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.

Brnabiç do të jetë gruaja e parë që drejton një qeveri në Serbi dhe homoseksualja e parë, që e shpreh hapur, që bëhet kryeministre.

Madje ajo do të jetë kryetrja e parë e shtetit në Ballkan që shpreh hapur homoseksualitetin e saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb