SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se e di që Maqedonia do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Sipas tij, tërheqja e diplomatëve nga ambasada në Shkup ishte mënyra që Serbia t’i thotë Maqedonisë se “e dimë se çfarë po bëjnë”.

“E dimë çfarë bëjnë, asgjë të keqe nuk iu dëshirojmë edhe pse kanë pranuar Kosovën, edhe pse do të votojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO”, ka thënë Vuçiç për RTS.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: