SELANIK– Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se pas vërejtjeve të ndryshme të Bashkimit Europian rreth negociatave të kapitujve 23 e 24 fshihet çështja e Kosovës.

Vuçiç, nga Greqia, e ka ftuar Bashkimin Europian që haptazi t’ua thotë këtë gjë qytetarëve të Serbisë ose BE të tregojë çfarë krejt duhet të bëjë Serbia në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe “deri kur ajo duhet të presë në paradhomë”.

“Po të ishte çdo gjë në rregull me çështjen e Kosovës, do të ishim kampionë për të drejtat e njeriut… Po pritet të shihet se çfarë do të bëhet rreth Kosovës dhe ajo është thelbi”, ka thënë Vuçiç pas takimit të sotëm me kryeministrin grek Aleks Tzipras në Selanik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: