BEOGRAD- Serbia duhet të jetë roje e paqes dhe e stabilitetit në Ballkan. Kështu ka deklaruar kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç në konferencën e parë të konsujve të nderit të Serbisë në botë. Ai theksoi se do të investojë gjithë energjinë e tij për stabilitetin politik të Serbisë.

”Do të investoj të gjithë energjinë time për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të Serbisë. Ata që nuk e kuptojnë këtë, nuk duhet të ndërhyjnë në politikën e Serbisë”, deklaroi Vuçiç .

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: