BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një takimi me kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Ali, tha se Serbia do të mbetej ushtarakisht neutrale, por kjo nuk përbënte pengesë për zhvillimin e bashkëpunimit me aleancën ushtarake në Partneritetin për Paqe për rritjen e stabilitetit, sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një kumtesë të publikuar nga kabineti i presidentit të Serbisë thuhet se “Ali mbështeti përpjekjet e bëra nga Serbia për të investuar në ruajtjen e stabilitetit dhe në zgjerimin e bashkëpunimit në rajon”.

Siç thuhet më tej, në takim me kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Vuçiç theksoi se pjesëmarrja e Serbisë në seancën vjetore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, si anëtare e asociuar, kontribuonte në mirëkuptimin dhe besimin reciprok.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: