SERBI- Aleksandar Vuçiç ka arritur që të fitojë në zgjedhjet presidenciale që në raundin e parë dhe tashmë është presidenti i ri i Serbisë. Sipas informatave jozyrtare, media serbe “B92” raporton se kandidati i parë është ministri aktual i Financave Dushan Vujviç, apo emër tjetër i mundshëm është Ministrja e Administratës Shtetërore, Ana Brnabiç. Përpos emrave të Vujoviç dhe Brnabiç, mundësi tjetër për të qenë në pozicionin e kryeministri serb ka edhe zyrtarja e lartë e partisë në pushtet dhe ish-ministrja e Drejtësisë, Nikola Selakoviç, e cila pas zgjedhjeve të kaluara parlamentare ka humbur funksionet në aparatin shtetërorë. Por pas largimit të Vuçiç si kryeministrit, shpesh është deklaruar publikisht si i hapur për këtë pozicion edhe zëvendëskryeministri, Ivica Daçiç i cili kishte deklaruar se do të pranonte nëse do t’i ishte ofruar posti i kryeministrit.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb