Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, i ka thënë ministrit të mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, se pozicioni parimor i Serbisë është se edhe më tej do të mbetet ushtarakisht neutrale, ka raportuar mbrëmë Televizioni shtetëror i Serbisë, RTS.

Vulin, që gjendet në vizitë dyditëshe në Rusi, ka biseduar me kolegun rus për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe të industrisë ushtarake, në një bazë të armatës afër Moskës.

“Derisa Vuçiç të jetë komandant suprem i ushtrisë dhe president i Republikës së Serbisë, e unë ministër i mbrojtjes, Serbia nuk do të jetë anëtare e NATO-s, e asnjë aleance ushtarake, ashtu sikur nuk do t’i imponojmë sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vulin.

Më tej ai ka theksuar se aeroplanët luftrakë rusë të tipit, MIG, arrijnë në Serbi sipas planit, deri në fund të këtij viti.

(m.k/BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb