Gazeta amerikane me shumë ndikim, Washington Post, ka shkruar sot për kërkesën që vendet e Quntit i kanë bërë kastës politike në Kosovë që sa më shpejt ta formojnë qeverinë e re.

“Fuqitë perëndimore kanë nxitur deputetët e zgjedhur të Kosovës që ta formojnë qeverinë tani kur ka kaluar një muaj pas zgjedhjeve”, shkruan The Washington Post.

Washington post

Gazeta i referohet letrës së ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, në të cilën thuhet se deputetët e rinj “janë përgjegjës për formimin e qeverisë së re”, njofton Klan Kosova.

Duke iu referuar mediave kosovare Washington Post shkruan se presidenti me gjasë do ta thërrasë seancën e parë javën që vjen dhe pastaj do ta mandatojë kryeministrin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: