Një prej veçorive më të spikatura të Android është “picture-in-picture(PiP).” Ky funksionalitet bën të mundur shfaqen e dy aplikacioneve njëherazi në ekranin e telefonin dhe operimin e tyre normal pas asnjë pengesë.

Aktualisht vetëm Youtube dhe Duo e kanë patur këtë veçori, dhe mesa duket WhatsApp është pranë adoptimit.

Versioni më i fundit beta i aplikacionit, 2.17.265, tashmë e ofron këtë funksionalitet. Ndryshe nga Youtube, implementimi i WhatsApp nuk është dizajnuar thjesht për zbavitje siç është luajtja e një videoje por për kryerjen e disa proceseve njëherazi.

Ashtu si Google Duo, PiP përdoret nga WhatsApp për të mbajtur aktive një video thirrje pavarësisht asaj çfarë po bën përdoruesi, njofton pcw.

Kur përdoruesit largohet nga WhatsApp, dritarja e video thirrje ngelet e hapur. Funksionaliteti është i aktivizuar automatikisht, mjafton të jeni një testues beta.
DFIEdjFWsAEEgLh-576x1024
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: