Përdoruesit e WhatsApp po shpenzojnë shumë kohë në video calls. Në total , 1.2 miliardë përdoruesit e aplikacionit po shpenzojnë më shumë se 340 milionë minuta në ditë duke bërë më shumë se 55 milionë video calls, sipas TechSot.

Për ta festuar këtë arrrijte, WhatsApp më në fund po update-on këtë aplikacion për të bërë video call më të lehtë.

Tani opsioni i video calling do të shfaqet afër opsionit të voice calling brenda chat-eve në Android. Ky update-im vjen pas 6 muajsh që WhatsApp solli opsionin e video calling.

WhatsApp është shumë i njohur në Brazil dhe Indi , aty ku jo të gjithë mund të aksesojnë telefonat e fundit.

Pjesëtarë të stafit të WhatsApp u shprehën se u është dashur kaq kohë që ky opsion të update-ohej në mënyrë që këtë opsion ta përballonin të gjithë , jo vetëm ato që kanë telefonat më të fundit.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb