Një nga aplikacionet më popullorë për komunikim vjen me një tjetër risi. Duke nisur që nga e hëna e kësaj jave përdoruesit e WhatsApp mund të postojnë një status me foto ose video që ta shohin miqtë njësoj si Instagram apo Snapchat.

Tashmë përmes WhatsApp përdoruesit ngarkojnë foto, GIF-e ose video të cilave mund t’u mbivendosin vizatime, emoji dhe titra. Këto statuse do të jenë të dukshme për miqtë në listën e kontakteve për 24 orë, përpara se të zhduken.

Ky ndryshim i këtij aplikacionin mund të hapë rrugën për reklamuesit në këtë platformë. WhatsApp është shprehur para një viti se po shqyrtonte mundësinë e futjes së reklamave pa cënuar privatësinë e përdoruesve.

Përfaqësues të kompanisë shprehen se risia bazohet tek kërkesa e përdoruesve për të ndarë materiale me miqtë.
whatsapp-status_650x400_41487931720
whatsapp-status1
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: