TSHBA- FBI bën publike të tjera fakte tragjike për këngëtaren Whitney Houston, ndonëse ka ndërruar jetë.

Sipas FBI-së, Houston ka qenë viktimë e një shantazhi në lidhje me një marrëdhënie që pretendohet të ketë pasur me një femër.

Letra të shumta shantazhuese dhe kërcënuese janë zbuluar nga FBI në adresë të këngëtares, në të cilat citohej se marrëdhënia e saj sekrete me asistenten dhe mikeshën, Robyn Crawford, do të bëhej publike në qoftëse ajo nuk paguante një shumë prej 250.000 dollarësh.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: