Taulant Xhaka është rikthyer si titullar në formacionin e Bazelit në ndeshjen e sotme në shtëpi ndaj Grasshopersit, e vlefshme për javën e 4-t të Super Ligës së Zvicrës. Ai qëndroi në fushë deri në minutën e 71-të, ndërkohë që 1 minutë pas daljes së tij, trajneri i Grasshopersit hodhi në fushë sulmuesin shqiptar Albion Avdijaj. Takimi u fitua nga Bazeli me rezultatin 3-2.

Ndërkohë në takimin tjetër, Zyrihu mposhti në shtëpi 2-0 Sionin e drejtuar nga Paolo Tramexani. Mbrojtësi Ermir Lenjani qëndroi për 90 minuta në fushë në formacionin e teknikut italian, ndërsa Burim Kukeli nuk ishte i grumbulluar duke qenë se vetëm dje u konfirmua transferimi i tij nga Zyrihu te Sioni. Pas 4 javësh, Zyrihu udhëheq renditjen me 10 pikë, Bazeli renditet i 3-ti me 9, ndërsa Sioni mban përkohësisht vendin e 5-të me 6 pikë.

Humbje kanë pësuar sot edhe futbollistët që luajnë në Rusi me skuadrës e Akhmat Groznit. Ata janë mposhtur në shtëpi përballë Krasnodarit me rezultatin 2-3. Asnjëri prej tyre nuk e filloi ndeshjen si titullar, por Balaj dhe Berisha u aktivizuan përkatësisht në minutat 63 dhe 65, ndërsa Roshi e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli. Pas 5 javësh, Akhmat Grozni renditet në vendin e 6 me 9 pikë të grumbulluara./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: