Vijojnë kërcënimet ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
Është gurthemeli i Xhamisë Qendrore ai i cili sot është mbushur me mesazhe kërcënuese për Thaçin e Tërnavën.

grafite prishtine

Në fotografitë që ka publikuar fillimisht portali Kosovainfo, është shkruar me ngjyrë të kuqe dhe të zezë se “Naim Ternava dhe Hashim Thaçi do të vriten. Avniu”.

Kujtojmë se mëngjesi i 1 gushtit kishte zbardhur me kërcënimet që ishin shkruar përmes grafiteve në murin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Në ato grafite ishte shkruar: “O Shpend Ahmeti, në Dardani, s’do të ketë Xhami Turke, do të ketë gjak. Do të vritesh o qen. Posht VV e Albin Talibani”. “Vdekje Naim Tërnavës e Hashim Turkut, Avni Rrustemi Rrnoft”.

Policia e Kosovës ka njoftuar ditë më parë se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb