TURQI – Aktorja turke, Oyku Karayel, e njohur për rolin e famshëm të Xhemre Cayak në serialin “Kuzey Guney” kapur mat më të dashurin në momente romantike.

Prej kohësh, Oyku 26 vjece dhe këngëtari 30-vjeçar Can Bonomo përfliten në mediat turke për një lidhje të mundshme mes tyre, pas një kohe pushim që kishin të dy nga marrëdhëniet e mëparshme të cilat nuk ishin bërë publike.

Çifti, që vetëm pak kohë më parë kishin deklaruar se i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre, me sa duket janë rikthyer sërish më njëri-tjetrit.

Mediat turke kanë postuar sot fotot kur çifti janë kapur duke u puthur ndërsa aktorja bukuroshe sapo kishte dalë nga një festë me miqtë. Can Bonomo dhe Oyku Karayel janë ndarë pak kohë më parë dhe flitet se kishin krijuar lidhje të tjera që nuk u mësuan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb