TIRANE–  Çifti i njohur Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku vazhdojnë të postojnë foto nga pushimet e tyre në Kankun. Një ditë më parë ata postuan disa foto në plazhet e mrekullueshme të Meksikës, ndërsa ditën e sotme tregojnë çastet e tyre romantike.

Këngëtarja shqiptare ka zbuluar surprizën e mrekullueshme që i ka bërë Besi. Në fotot e publikuara në Instagram shihet çifti në një darkë romantike ndërkohë që Besi duket sikur po i bën dhe një propozim.

Kujtojmë që aktori i humorit shqiptar dhe këngëtarja pak kohë më parë lajmëruan fejesën e tyre dhe pritet që shumë shpejt do të martohen, por datën e dasmës e kanë mbajtur sekret.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb