Xherdan Shaqiri njihet si një lojtar i cili punon shumë më trupin e tij, posaçërisht me këmbët, por tani ai ka një rival serioz në këtë aspekt.

Rivali i tij quhet Andy Delort dhe për dallim nga anësori shqiptar, ai është më shumë i njohur për nga muskujt e tij të këmbës, sesa për arritjet në fushë.

Sulmuesi 24-vjeçar është pjesë e klubit francez, Caen, i cili sezonin e kaluar kishte përfunduar në pozitën e 14-të në Ligue 1. Perimetri i muskulit të francezit, sipas mediave, besohet se është më shumë se 40 centimetra, kurse i Xherdanit rreth 50 centimetra.

Vlen të theksohet se mediat botërore e kanë quajtur Shaqirin, ‘Popeye Shqiptar’, duke e bërë atë të pakontestueshëm në këtë aspekt.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: