TIRANË- “Të Paekspozuarit”, një nga emisionet më të ndjekura në News24 ka nisur me një debat mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Ylli Rakipi sonte.

Pak minuta me vonesë për shkak të axhendës elektorale të kryeministrit, Rama dhe Rakipi kanë replikuar për shkak të shtyrjes me një javë të intervistës në News24.

Kjo, pasi kryeministri e kishte ftuar stafin e emisionit në Gjirokastër për të bërë intervistën. Rakipi ka shpjeguar arsyet se përse intervista nuk u bë në Qytetin e Gurtë.

DEBATI
Rakipi: S’erdhe.
Rama: Jo s’erdhe ti.
Rakipi: Ku?
Rama: Në Gjirokastër.
Rakipi: Për fasadë.
Rama: Për arsye shëndetësore nuk mundeshe
Rakipi: Jo vetëm për mua, por për ata.
Rama: Për kë?
Rakipi: Lubonjën e Bushatin, se ishte sikur po merreshin për qokë
Rama: Jo, pse madje ato që kam bërë në Vlorë e Gjirokastër kanë pasur më shikueshmëri
Rama: Ju doni errësirën e kazanit këtu. Dilni nga kazanët e errët.
Rakipi: Për gazetarin nuk ka rëndësi por kur ai që të thërret përpiqet të të përdorë….do më ngjisje në kala ti, atje është martuar Erion Veliaj, janë bërë festivale.
Rama: Ka pasur shumë ngjarje në kala. Por më e rëndësishmja nuk ishte vendi, po të bënim një bisedë të hapur.
Rakipi: Për fasadën që bën ti?
Rama: Pse lahesh, pse krihesh, pse hekurosesh. Ç’e ke këtë fasadë? Pse merresh me fasadën?
Rakipi: Pse erdhe me kostum?
Rama: Më tha Fuga. Ai është lart.
Rakipi: Vetëm ai lart mund të të ndryshojë ty…
Rama: S’më la Fuga pra. Në Gjirokastër do isha më atë kostum që vesh, por këtu jo.
Rakipi: Higjiena nuk është fasadë…
Rama: Këto nuk janë higjiene. Po ti pse e ke hekurosur këmishën? Pse e ke vënë kravatën?
Rakipi: Po ti kur do del me zhubra?
Rama: Po mua lerë, ti se jam tjetër gjë.
Rakipi: Kam një pyetje për programin tuaj. Dua të marr mendimin e Fugës dhe të një ndonjë tjetër, që të më sjellësh programin e 4 viteve përpara se të mbyllet ky emisioni..
Rama: Të sjell unë manifestin ore. E kemi prezantuar në Durrës 3-4 orë në Kongres.
Rakipi: Para dy muajsh kemi bërë një bisedë bashkë. Besoj se fuga e gjen.
Rama: Pse kush je ti? S’do bëj Fuga detyrat e shtëpisë.
Rakipi: S’do e sjellësh në studio programin?
Rama: Pse e do në program ti?
Rakipi: Po
Rakipi: Kush janë shushunjat?
Rama:Dëgjuat ndonjë sulm për Metën?
Rakipi:Ju flisni për policinë gri…?
Rama: Nuk ka lidhje me Ilir Metën, por me një sistem të krijuar prej disa vitesh. Unë nuk flas për partitë. Po të them është sistemi që është ndërtuar për të kapur shtetin dhe për të përdoruar zyrat për të punësuar aktivistë partie dhe për të rritur influencën e partive, ku një parti ka pyjet, një sardelet, një pyjet etj. Dhe këta i caktojnë partitë. Këta njerëz nuk ndjehen të detyruar ndaj qytetarëve, por ndaj partive.
Rakipi: Edhe për partinë tuaj?
Ne kemi nisur të shohim një ndryshim në administratën e lartë, ndërsa pjesa e poshtme është keq. Ne marrim votat në popull dhe logjika thotë se partia e parë është fituese e zgjedhjeve. Fituesi është ai që ka mandatuar qytetari me votën më të madhe. Nëse PS nuk i ka votat, prapë do vendoset tepsia para.

Rakipi: Njëri nga aspektet e marrëveshjesh ishte emërimi i 6 ministrave…po tjetër?
Rama: Thelbi i marrëveshjes është fakti se qeveria dhe opozita do jenë në negociatë për hapjen e negociatave. Opozita do njoh rezultatin se kush do humbas në zgjedhje. Do ndajnë debatin. Debati i brendshëm vazhdon s’ka problem, ndërsa në raport me objektivin për tu futur në BE, janë avokat të futjes së vendit në BE.
Rakipi: Ju dhe Basha i jeni kthyer Atdheut dhe keni lënë mënjanë mëritë…
Rama: Kjo keni lënë mënjanë mëritë është e ekzagjeruar, Ne kemi bërë një marrëveshje në letër historike. Në realitet nuk e dimë se si do jetë. Marrëveshja në letër çon përpjekjen tonë për të bërë një shtet serioz në sy të partnerëve. Ne u bëmë për kaq shumë vite gaz i botës, duke shkuar në Bruksel duke folur jo si dy palë për të njëjtin shtet, por si dy shtete.

Rakipi: 5 orët tuaja që nuk janë transparente…
Rama: Pse?
Rakipi: Sepse ditë pas dite u zbulua diçka tjetër. Betë sulm ndaj të tjerëve, Kundër Metës dhe PDIU-së.
Rama: S’më intereson fare se ça bën Lulzim basha.

Rakipi: Ju nuk kishit marrëveshje kundër të vegjëlve?
Rama: Jo fare. Mos i ngatërroni gjërat.

Rakipi: Ju kërkoni tepsinë për vete?

Rama: Mënyra si funksionon është kjo. Mbaron zgjedhjet dhe kur partia e parë nuk i ka numrat fillon negociatat me partitë por në bazë të programit. Por ti më thua nëse vij duhet të pranosh 1-2-3 pika të programit. Këtu nuk funksionon kështu.

Rakipi: Kur e keni kuptuar ju këtë punën e tepsisë?

Rama: Që ditën e parë kur mbas zgjedhjesh jemi detyruar të bëjmë këto muhabete. Unë s’kam vajtur fare kam angazhuar njerëz.

Rakipi: Pra 4 vjet ke qeverisur me tepsi?
Rama: Patjetër mo… Lëri këto. Të lutem shumë.
Rakipi: E ke ditur që herën e parë?
Rama: Sigurisht që e kam ditur. Është një sistem pervers.

Rakipi: Jam i detyruar të pyes?
Rama: Po mos ma vërtit kështu gishtin. Pastaj kazani…
Rakipi: Të përgjigjem pak për këtë. Një njeri nga këta që i bën kazan ti, më tha mua ta mbledhim njëherë këtë: Ti themi legen. Jo i thashë se ai është kryeministri i vendit. Ça janë këto fjalë otomanësh…
Rama: Këto janë tamam kultura që duhet shkulur.
Rakipi: Për këtë shkak po e bën ti.
Rama: Jo është kultura e marrjes së pushtetit në emër të njerëzve dhe transformimin e pushteti për vete.
Rama: Ka një sistem gjërash njeriu kur ulet për të qeverisur dhe fillimi i betejës për të çuar tepsinë për skrap…as PS nuk duhet që të kujtojë dhe të veprojë sikur tani e ka gjithë tepsinë për vete. Ndërkohë që ajo çka unë kam bërë dhe ne kemi bërë është të fokusohemi tek reformat themelore. Kjo është një reformë e domosdoshme. Ne kemi bërë reformat themelore. Është momenti për t’i thënë shqiptarëve hapur, ky është një sistem që duhet shembur. Por se shemb dot unë. Ju them shqiptarëve ju e keni në dorë.
Rakipi: Ty të kanë penguar këta?
Rama: Ta mbaroj mendimin.
Rakipi: Unë i thashë shqiptarëve jam gati ta marr këtë përgjegjësi. Më ndihmoni t’ju ndihmoj.

Rakipi: Do bëni koalicion me PD?
Rama: Ne do luftojmë deri më 25 qershor për të pasur timonin e reformave. Bashkudhëtari vjen pas zgjedhjeve. Vlerësimi pas zgjedhjeve. Sot kategorikisht. Sot unë dua nga populli vlerësimin për këtë thirrje që kam. Më ndihmoni të bëj për ju atë që se ka bërë njeri për kaq vite.

Rakipi: Ju po i thoni popullit me këtë tepsi u lodha, tani do bëj tepsi tjetër me PD?

Rama: Jo, jo. Një nga arsyet themelore të prapambetjes së Shqipërisë në gjithë ato vite dhe një arsye pse të tjerët kanë vrapuar dhe ne jemi zvarritur është se nuk ka ndarë pushtetin nga politika.

Se kam marrë para 4 vitesh sepse ishte e pamundur dhe do jetë prapë e pamundur nëse shqiptarët nuk na japin fuqinë.

Rakipi: Në 23 dhjetor 2016 ti thua: “Gjithë këto reforma nuk do ishin bërë nëse nuk do ishte ky koalicion. Jam besimplotë se do shkojmë bashkë. Është aleanca strategjike për gjeneratën tjetër”.

Rama: Po e kam besuar. Do të thotë se nuk kam asgjë me Ilir Metën, e kam me sistemin.
Rakipi: Ore tepsinë pse thua nuk e ke pasur?
Rama: Tepsia është bonifikim. Nuk bëhej dot bonifikimi pa stabilizuar terrenin. Ky është muhabet rakie, thuaj të na sjellë raki Skrapari ky.
Rakipi: Kjo është mënyra e fushatës tënde. Nuk thua asgjë që ke bërë. Ti thua pa këtë tepsi nuk kaloj dot për mirë.
Rama: Nuk është tepsi Ilir Meta apo x, y, është një sistem që duhet shkallmuar. Ti se kupton.
Rakipi: Se kuptoj këtë si gazetarja e BBC nuk e kuptonte kur thoshe që ishe në opozitë, fajin e ka sistemi.
Rama: Jeni të paditur ju dhe insistoni në padije, e bëni argument.
Rakipi: Ke që në kohën e BBC që ja hedh fajet sistemimit
Rama: Po sistemi është mo
Rakipi: Po kur do ta ndërrosh këtë sistem ti
Rama:Ti je kandidat për ndonjë listë në 25 qershor. Ti je gazetar.
Rakipi: Une jam gazetar, por më vjen zor ku kam parë policë që korrin kanabis
Rama: Kam treguar hartën e kanabisit kur qeveriste PD. Si i kapte policia në atë kohë? 70% janë rritur eksportet bujqësore.
Rakipi: Këtij që i thua Zhuljeta ti uk vjen tani. Se ti i dhe dorën dhe Big Mac
Rama: Ju e morët për atë Bic Mac që hahet. Unë e kisha për kompjuterin. Tek e ngrëna e keni mendjen.
Rakipi: OSHEE i hodhe ti atij, burgjet…
Rama:Ca ka për të ngrënë..
Rakipi: Në vend të kokës tendë, mori burgjet…
Rama:Tepsi, kanabisi, pula, shiko ku na dërgove…
Rakipi: Po ti këto ke mo
Rama:O Ylli ka mundësi të bëhesh serioz.
Rakipi: Pse i hodhe Bic Mac? Do vazhdojë marrëveshja dhe do qeverisni bashkë?
Rama:Marrëveshja është e shkruar dhe nuk është vetëm për zgjedhjet, por edhe pas zgjedhjeve. Pra qeveria dhe opozita.
Rakipi: Do qeverisni bashkë me PD?
Rama:Pse duhet të qeveris me PD? Ktë e lexon populli. Unë u them që mos na lini të tjerë në përher, të kemi drejtimin e vendit. Unë i them popullit na jepni timonin e qeverisjes. Pasi nëse kemi koalicion, ato të jene programore, jo me detyrim për tek tepsia.
Rakipi: Ti kujtohesh për sistemin 20 ditët e fundit.
Rama:Unë nuk thashë që kam bërë unë tepsi, por është një tepsi që është zgjeruar. Unë them se këtë tepsi do e çoj për skrap.
Rakipi: Ti shket me këtë tepsinë, sistemi, tepsia dhe ti e bëre Shqipërinë tepsi.
Rama:Këtë nuk e bëra unë, por e gjeta.
Rakipi: I bënit dot këto reforma pa LSI. Ju ka penguar?
Rama:Kush e tha? E thashë unë që na ka penguar në reforma? Ne duam fuqi që të jemi të pashantazhuar se partitë duan tepsinë. Kjo qeveri nëse ka arsye të krenohet janë reformat. Reforma e pronës, e energjisë etj. Ata i sulmojnë tani.
Rama: Jo është manifest. Kështu janë manifestet e partive Ylli. Ju e prodhoni vet.
Rakipi: Se ke parë as vet ore manifestin?
Rama: Mos bëj muhabet klubi.
Rakipi: Ju doni timonin zoti Rama. Në sistemin e sotëm demokratik pushteti duhet të jetë i ndarë. Një nga teoritë më të famshme është ajo e Lodrit Actions. Është mirë kjo që t’i marrësh të gjitha vet??
Rama: Sistemi demokratik Ylli ngrihet mbi tre pushtete. Nuk ka asnjë teori që thotë sa më shumë parti në qeveri, aq më shumë aftësi qeverisëse dhe aq më shumë rezultat. Shqipërisë nuk i duhet shumë parti, por një sistem bipolar. Një nga zgjedhjet që bën njeri është ose t’ja japim këtu njeriu votën që të shkojë reforma para, pse ta lëmë pa bërë. Kemi hapur portën për sistemin e drejtësisë. Po flas si është ngritur sistemi. Kush e pengoi që ky sistem të jetë i drejtë? Marrëveshja me politikën e pengoi. Nëse lidhjet e tyre me krimin do të rezultonin se janë brenda kornizën etike dhe morale, do shkatërrohet tepsia. Për mua duhet hapur porta e administratës shtetërore.
Rakipi: Koço Kokëdhima i emëronte të gjithë në emër të partisë. Ma ka pranuar në studio. Ti s’ke dashur që të funksionojë ligji.
Rama: Kjo Ylli nuk ka lidhje me ‘po mos të duash’, por me sistemin. Kam 10 vjet që e lëshoi këtë fjali dhe 44 muaj që po punoj..
Rakipi: Se ke bërë këtë sistem..
Rama: Pse se kam bërë?
Rakipi: Asgjë s’ke bërë.
Rama: Do që ta marrë nga arsimi?
Rakipi: Ca ke bërë në arsim?
Rama: Ti nuk e vlerëson dot arsimin
Rakipi: Pse?
Rama: Sepse nuk ke asnjë kapacitet për ta bërë këtë vlerësim. Ju nuk e doni që të vazhdojë zhvillimi i vendit. Ne na merr Komisioni Europian për të bërë vlerësime dhe ju nuk doni që të ecim.
Rakipi: Ti je njeriu që do që të ndriçosh këtë vend….
Rama: Ju nuk dini se ça është Shqipëria, nuk e njihni Shqipërinë fare.

Rakipi: Në sinkron kishte momente të premtimeve të tua të pambajtuara?

Rama: Është propagandë. Këtu problemi është se ju bëni ping-pong.

Rakipi: Ai është kundërshtar.

Rama: Ju s’keni nevojë të merrni kundërshtar, merrni një specialist.

Rakipi:Me gjithë retorikën tuaj, populli..

Rama: Ti nuk flet dot për popullin. Mos u bëni merak për popullin se ka shqiptarë që ikin e vijnë dhe këtu nuk ka asgjë për të dhëne alarmin që shqiptarët po ikin apo po vijnë. Nëse një i ri do të shkojë të provojë veten diku tjetër, kjo është gjë e mirë. Po sa bullgarë e rumunë ikin? Por ata nuk numërohen si refugjatë. Nuk humbet asgjë nga lëvizja e lirë e njerëzve. Ai fliste broçkulla. Ne kemi hequr fashën e energjisë për shtresat në nevojë. Fasha mbrojtëse ishte ajo fasha ku futeshin dhe këta të pasurit dhe përfitonin. Ne nuk i kemi mbajtur 100% ato premtimet, por premtimet bazë i kemi mbajtur.

Rakipi:Ti ke shkuar në emisione humoristike që nuk të pyesin. Vezët millin pse nuk i ke ulur çmimet?

Rama:Ajo e TVSH së ushqimeve është njësoj si e turizmit.

Rakipi:Unë nuk po them që ke fjetur…

Rama:Po nuk mund të kapeni me disa gjëra të vogla.

Rakipi: Unë të pyes ti nuk më kthen përgjigje?

Rama: Po të them se nëse ka një fushë ku bëhet dallim, është fusha në sektorin e naftës.

Rakipi: E mirë, mos bëj ato gjestikulacione me duar

Rama: Po ca ke ti, unë jam Edi Rama para se të jem kryeministër

Rakipi: Po dhe unë të kam votuar, por jam bërë pishman. Unë të falënderoj që vjen se kreu i opozitës nuk vjen të mbrojë veten.

Rama: Po mirë ta bën…

Rakipi: Mirë ja bënë vetes ai, jo mua.

Rama: Po të kujtoj se jemi me një sistem taksimi të përmbysur. Nuk ka pasur rend në financa.

Rakipi:Ti do më thuash gjërat që ti bën, por unë po të pyes për gjërat që nuk ke bërë.

Rama: Po ta them është e turpshme ajo që bëni ju me koncesionet. Saliu thoshte që mjetet të skanohen në doganë dhe ja vinte faturën individit. Po kjo është kriminale. Ne bëjmë PPP, por ne nuk ju themi atyre të paguajnë sepse paguan shteti.

(m.k/ed.me/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: