TIRANE- I ftuar në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ për të analizuar rezultatin dhe procesin e zgjedhjeve, si dhe humbjen e PD, drejtuesi i emisionit ‘Të Paekspozuarit’ Ylli Rakipi u shpreh se ngrirja e funksioneve të kreut të PD, Lulzim Basha është një proces jo legjitim. Ai tha se vendi rrezikon të mbesë pa opozitë.

“Të huajt janë më shumë kritikë se Basha për zgjedhjet. Procesi i ngrirjes se funksioenve te tij është një proces jo legjitim dhe jo shumë normal në boten perëndimore. Ti nuk je peshk të ngrish, ty të ngrijnë. Ty të ngrin dikush tjetër. Pra institucionet që ti ke. Pra e gjithë kjo dalje e kreut të PD është një dalje qesharake dhe rrezikon që ne nesër të mos kemi opozitë”- tha Rakipi.

Ndër të tjera, Ylli Rakipi tha se kritikët brenda PD-së duhet të kërkojnë në radhë të parë dorëheqjen e Sali Berishës.

“Këta kritikët brenda PD-së duhet të kërkojnë dorëheqjen e Sali Berishës para se të kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Nuk e di pse ata stepen për të kërkuar këtë gjë. Ndoshta kanë frikë”- tha Rakipi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb