PRISHTINË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se pranon ftesën e Ramush Haradinajt për takim vetëm nëse del nga koalicioni me PDK-në, raporton KosovaPress.

“Sot kam pranuar një letër prej Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt. Prej letrës së tij, kuptohet që z. Haradinaj dëshiron takim, por nuk është i qartë qëllimi i këtij takimi. Nëse është fjala për koordinimin e mbledhjes së parë të Kuvendit ky nuk është roli e as detyra e z. Haradinaj. Duke qenë vetëm njëri prej deputetëve të legjislaturës së gjashtë Haradinaj nuk e ka rolin e koordinimit dhe konsultimit për mbledhjen e parë. Në qoftë se Haradinaj po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK dhe pasi të dalë prej PAN-it”, shkruan Ymeri në rrjetin social Facebook.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: