VLOREZbardhen detaje të reja nga masakra e ndodhur pak ditë më parë brenda lokalit “Fiks Fare“ në Vlorë ku mbeti i vrarë 33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj dhe u plagosën tre personave të tjerë. Blutë kanë arrestuar si autor të dyshuar të krimit 19-vjeçarin, Gani Tozaj banues në fshatin Sevaster, ndërsa në kërkim janë shpallur 37 vjeçari Arianit Kondi banues në Vlorë dhe 25-vjeçari me iniciale E.S banues në Tiranë. Ndërkohë gazetari Enrik Mehmeti ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb” nga burime pranë Policisë së Vlorës, dosjen e plotë të ngjarjes.

Dosja e plotë, kronologjia e krimit 
Pas marrjes se njoftimit shërbimet e Policisë Gjyqësore kane shkuar menjëherë ne vendngjarje dhe nga verifikimet e para ka rezultuar se është vrare me arme zjarri nje person ne ambientet e Bar “Fiks-Fare“, si dhe janë plagosur disa persona te tjera. Pas veprimeve te para viktima është identifikuar me gjeneralitetet, Ergys Gjioveshaj, i dtl. 1984, lindur ne Patos dhe banues ne Vlore. Te plagosurit jane shtetasit F.H, A. L. dhe A. Ll. Këta persona janë dërguar për mjekim ne spitalin e qytetit te Vlores.

Me tej, Policia Gjyqësore ka vijuar me këqyrjen e vendit te ngjarjes dhe gjate kryerjes se këtij veprimi janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale 18 gëzhoja arme zjarri te kalibrit 7.62 mm dhe 14 mm dhe 4 te modelit 7.62, nje arme zjarri pistolete e marke MAGNIUM me 5 cope fishekë, e cila iu gjet viktimës ne trup, si dhe DVR-ja e kamerave te sigurise qe mbikëqyrte ambientet e lokalit.

Ne vijim, gjate këqyrjes se kufomës se shtetasit E. Gjeoveshaj u konstatuan ne trup 6 plage te shkaktuara me arme zjarri.

Ne vijim, Policia Gjyqësore ka vijuar me marrjen e te dhënave nga personat qe kane qene te pranishëm ne vendngjarje. Pas pyetjes se tyre ka rezultuar se me date 20.04.2017, rreth orës 21.30 ne lokalin “Fiks-Fare” ishte organizuar një mbrëmje me muzike live, ku ishte e ftuar këngëtarja B. B., se bashku me grupin e saj. Njëkohësisht ne lokal ndodheshin dhe persona te tjerë qe ishin miq te këngëtares.

Ne lokal ndodheshin dhe dy persona te tjerë, njërin quhej Gani Tozaj, ndërsa personi tjetër Arjanit Kondaj. Te dy këta ishin ulur ne ambientin e brendshëm te lokalit dhe kjo pjese ndahej me xham te tejdukshëm me pjesën e jashtme te lokalit, ku dhe zhvillohej festa. Rreth ores 23.00 ne lokal vijnë katër persona, te cilet fillimisht ulen ne pjesen e brendshme te lokalit, por pas disa sekondash bodigardi i lokalit u kërkon qe te ngrihen dhe te ulen ne pjesën tjetër, ku zhvillohej dhe festa.

Pas kësaj çohen te katërt dhe ulen ne pjesën e jashtme te lokalit, ku ndërkohe kamerieri u merr porosinë. Pasi çon porosinë kamerieri, dy prej tyre ngrihen nga tavolina dhe shkojnë ne tavolinen ku ndodheshin shtetasit Gani Tozaj dhe Arianit Kondi, ne pjesën e brendshme te lokalit. Njeri prej tyre qe mbante veshur nje xhiboks te zi, ka goditur me pëllëmbe ne fytyre Ganiun. Ndërkohë Arjaniti u thotë qe nuk keni pune ta godisni ketë pasi është me mua.

Pas këtyre fjalëve, personi qe e goditi Ganiun godet me pëllëmbe dhe shkelm ne bark Arjanitin. Ndërkohe ne ketë pjese te lokalit vijnë dhe dy personat e tjerë qe ishin fillimisht me ta. Ne kohen qe këta ishin duke shkuar, Arianit Kondi nxjerr nga çanta qe mbante varur ne sup një arme pistolete dhe qëllon me te disa here ne drejtim te trupit te personit qe e goditi me pëllëmbe dhe me shkelma.

Ky i fundit bie ne toke dhe mundohet te largohet për ne pjesën tjetër te lokalit. Gjate kësaj kohe Arjanit Kondaj e ndjek nga pas duke e qëlluar serish me arme nga mbrapa. Nderkohe njeri nga personat qe shoqëronte viktimën ka nxjerr një arme zjarri pistolete dhe ka gjuajtur disa here ne drejtim te shtetasit Arjanit Kondaj. Ky i fundit është larguar ne erresire se bashku me shtetasin Gani Tozaj.

Ne orët e para te mëngjesit është bere e mundur kapja e shtetasit Gani Tozaj, ne banesën e shtetasit B. Kondaj, ky i fundit, vëllai i shtetasit Arjanit Kondaj.

Ne vijim, Policia Gjyqësore ka bere arrestimin ne flagrance te shtetasit Gani Tozaj, si te dyshuar per veprën penale te “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese” ne bashkëpunim, te parashikuar nga neni 79 germa (ë) dhe 25 te Kodit Penal.

Ndërsa personi tjetër, Arjanit Kondaj, i datëlindjes 1979. Policia Gjyqësore ka bere shpalljen ne kërkim te ketij personi, si te dyshuar për veprën penale te “Vrasja ne rrethana te tjera cilësuese” ne bashkëpunim, te parashikuar nga neni 79 germa (ë) dhe 25 te Kodit Penal dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake“ te parashikuar nga neni 278/2 te Kodit penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb