TIRANE- Zbardhen të tjera detaje nga marrëveshja e sotme mes liderit të PD-së, Lulzim Basha me aleatët e tij, sa i takon listave me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Burime jo zyrtare për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se sipas marrëveshjes Fatmir Mediu i PR-së, Agron Duka i PAA-së dhe Dule i PBDNJ-së do të jenë në pozicione fituese në listat e PD-së.

Burime jo zyrtare pohuan për ‘BalkanWeb’ se Duka do ketë një kandidat në Durrës, një në Tiranë dhe një në Fier, ndërsa Fatmir Mediu dy kandidatë që do garojnë nën siglën e PD në qarkun e Tiranës.

Ndërkohë, Dashmir Shehi i LZHK-s do të garojë në Tiranë, Nard Ndoka do të kandidojë në Shkodër, ndërsa PBDNJ e Dules do ketë një kandidat në Vlorë.

KU DO GAROJNË ALEATËT E BASHËS
-Partia Republikane, me kryetar Fatmir Mediun 2 kandidatë në Tiranë
-Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës 3 kandidatë, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës dhe 1 në Fier
-Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehiut 1 kandidat në Tiranë
-Partia Demokristiane e Nard Ndokës, 1 kandidat në Shkodër
-Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, me kryetar Vangjel Dulen, një kandidat në Vlorë
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: