TIRANE- Të shumta kanë qenë sulmet gjatë ditës së sotme të LSI-së ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Kreu i PS-së në Tiranë, Tahiri akuzonte LSI se e kanë përgjuar në zyrë gjatë kohës që ishte në detyrë, konkretisht zv/ministri i tij, Ilir Marko, që sipas tij i kishte vendosur një përgjues ambientet e Ministrisë. Nën vazhdën e këtyre akuzave, duket se përveç përgjimit të Ministrit, është zbuluar edhe arsyet e shkarkimit të tij nga detyra.

Zëvendësi i Tahirit, Ilir Marko, që vjen nga radhët e LSI-së, ka treguar atë që ka ndodhur me ish-ministrin gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Brendshme. Në një mesazh privat, Ilir Marko i kujton Saimir Tahirit se nuk ishte nevoja ta përgjonte ai (siç aludon Tahiri), pasi këtë gjë e kanë bërë shërbimet ndërkombëtare.

MESAZHI

Në mesazhin e tij që është publikuar sot në rrjetet sociale, Marko shkruan se edhe motivi i shkarkimi i Saimir Tahirit ka ardhur si partnerët ndërkombëtarë. Ai shkruan se nëse Saimir Tahri do sqarime për motivet e shkarkimit lë të pyesë, Edi Rama për letrën ultimatum që i ka mbërritur në zyrë nga ndërkombëtarë. Më herët, Tahiri reagoi ashpër pas akuzave që kandidatja për deputete e LSI-së, Eriona Bixha i bëri me pretendimin se kreu i PS-së në Tiranë po blinte vota në Vorë.

Ish-ministri i hodhi poshtë këto akuza, ndërsa theksoi se gjithçka që ishte thënë për të deri më tani ishin aludime.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: