TIRANË- Ashtu siç e paralajmëroi sot kreu i PD-së Lulzim Basha, opozita ka ankimuar listat e 18 qershorit në Kolegjin Zgjedhor. Opozita akuzon KQZ-në se ka shkelur ligjin duke pranuar listat përtej afatit në Kod. Për këtë arsye i ka kërkuar Kolegjit Zgjedhor të çregjistrojë listat e kandidatëve.

Lulzim Basha, tha sot se PD ka përgatitur skenarin për bllokimin e zgjedhjeve të 18 qershorit, zgjedhje në të cilat opozita do të mungojë. Edhe pse mazhoranca do të hyjë e vetme në zgjedhje, opozita nuk pranon të ndryshojë kërkesat e saj për zgjedhje të lira të garantuara nga një qeveri teknike, pa Ramën kryeministër.

Gjatë fjalës së tij , Lulzim Basha njoftoi skenarin për bllokimin e zgjedhjeve pa opozitën
“Kolegji Zgjedhor do ballafaqohet së shpejti me kërkesën për të hedhur poshtë 18 Qershorin dhe listat e paligjshme. Do t’i japë një shans Republikës së Vjetër ta përfundojë misionin e saj përmes negociatave. Nëse Kolegji përmes presioneve vendos t’i thotë shqiptarëve se rrëzon këtë kërkesë, Kolegji do të merret përpara nga bashkimi i Republikës së Re”- tha Basha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb