PERMET– Policia e Përmetit ka finalizuar operacionin “Piskova”, ndërsa ka sekuestruar në një tunel 102 pako me rreth 768 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Policia ka shoqëruar disa persona si të përfshirë. Droga është zbuluar në një tunel në fshatin Piskovë dhe operacioni vijon.

Njoftimi i policisë:
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër se në një tunel në fshatin Piskovë, Përmet kishte lëndë narkotike, menjëherë është organizuar e vijon operacioni “Piskova””.

Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në tunel, shërbimet e policisë kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës ku pas peshimit rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë.

Në vijim të operacionit janë shoqëruar disa persona në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në lidhje me këtë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim e Prokurorinë po vijojnë hetimet për dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Vijon operacioni.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb