Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Zbulohen 8 pako me bomba në një postë në Athinë, ‘shënjestër’ zyrtarë të BE-së

C_2_articolo_3062710_upiImagepp

ATHINE- Zbulohen 8 pako me bomba në një zyre postare në Athinë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se objektiv ishin disa zyrtarë të BE, që punojnë në sektorin e biznesit dhe financave. Falë ndërhyrjes së policisë greke, u bë e mundur çaktivizimi i bombave.

Ky ishte rasti i tretë gjatë këtyre ditëve. Javën e kaluar një zarf shpërthyes u dërgua në Ministrinë e Financave në Berlin, por fatmirësisht nuk shkaktoi dëme. Po ashtu, pre e sulmit ra dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në Paris, ku mbetën të plagosur disa anëtarë të stafit.

Pas sulmit në Gjermani dhe Francë pretendohet se fshihet një grup anarkist grek, kjo dhe për shkak të gjurmëve të gjetura në vendin e ngjarjeve.
(ed.me/BalkanWeb)



Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.